LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi siguron rinovimin e kontratës me yllin e ekipit, katër të tjerë ende në pritje

Real Madridi siguron rinovimin e kontratës me yllin e ekipit, katër të tjerë ende në pritje

Ecuria e sezonit pritet të jetë shumë e ngarkuar për Real Madridin, me suksesin në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve që synohet nga skuadra e Carlo Ancelottit.

Jashtë fushës, pritet të jetë po aq i ngarkuar, ku e ardhmja e disa lojtarëve të ekipit të parë do të vendoset në javët në vijim.

Shtatë lojtarë janë jashtë kontratës këtë verë dhe Real Madridi është në proces të vendosjes se kë të mbajë dhe kë të heqë.


Ancelotti konfirmon bisedimet me Modric dhe Kroos për rinovimin e kontratave
Lexo po ashtu Ancelotti konfirmon bisedimet me Modric dhe Kroos për rinovimin e kontratave

Një lojtar që duket se do të qëndrojë është Luka Modric.

37-vjeçari ka qenë në klub që nga viti 2012, por ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij, mes interesimit nga klubet në Arabinë Saudite.

Megjithatë, sipas Fichajes, Modric duket se do të kalojë të paktën edhe një sezon në kryeqytetin spanjoll, me rinovimin e mbyllur.

Objektivi i radhës për Real Madridin do të jetë rinovimi i katër lojtarëve të tjerë të ekipit të parë: Karim Benzema, Dani Ceballos, Nacho Fernandez dhe Marco Asensio.

Toni Kroos gjithashtu ka më shumë gjasa të qëndrojë sesa të largohet, ndërsa lojtari i fundit në skadencë, Mariano Diaz, pritet të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori