LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po interesohet për transferimin e Romelu Lukaku

Real Madridi po interesohet për transferimin e Romelu Lukaku

Romelu Lukaku pritet të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi belg është i huazuar te skuadra italiane nga Chelsea, por raportohet se Interi nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen përfundimtare të tij.

Por as te Chelsea nuk janë të gatshëm ta ndalin Lukakun në Stamford Bridges dhe tani ka një opsion të ri që belgu ta vazhdoj karrierën.


Fichajes ka raportuar se është gjiganti spanjoll Real Madrid që ka shprehur interesim për afrimin e sulmuesit për sezonin e ri.

Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por Blutë nuk e duan
Lexo po ashtu Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por Blutë nuk e duan

Los Blancos duan ta kenë një sulmues të dytë për ta ndihmuar Karim Benzeman dhe Lukaku shihet si një opsion shumë i mirë.

29-vjeçarit do t’i pëlqente transferimi në Spanjë në një klub si Reali dhe kryeqytetasit spanjollë janë të gatshëm të hapin bisedimet me Chelsean.

Lukaku këtë edicion ka vuajtur edhe nga lëndimet, por në 18 ndeshje të zhvilluara ka realizuar vetëm pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Chelsea kishte shpenzuar 113 milionë euro për transferimin e tij dy vite më parë, por duket se tani do të ishin të kënaqur ta largonin edhe për gjysmën e shumës së paguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori