LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi me shumë mundësi do të kërkojë transferimin e një mbrojtësi të ri në 2025, duke marrë parasysh lëndimet që kanë pësuar David Alaba dhe Eder Militao në 12 muajt e fundit.

Antonio Rudiger është mbrojtësi i vetëm në dispozicion në ekipin e parë, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur se një përforcim është i nevojshëm.

Emra si Castello Lukeba, Aymeric Laporte dhe Jorrel Hato tashmë janë lidhur me klubin gjatë javëve të fundit dhe një tjetër opsion ka dalë në skenë për kampionin e Spanjës dhe Evropës.


Siç ka raportuar CaughtOffside, mbrojtësi holandez Sam Beukema (Bologna) është në radarin e ‘Los Blancos’.

Rivali i qytetit Atletico Madrid është po ashtu i interesuar për Beukeman, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Itali që prej se u transferua atje në verën e 2023.

Beukema do të ishte një opsion me kosto të ulët për Real Madridin, ani pse duke marrë parasysh se ai tashmë ka 26 vjet, nuk përshtatet me politikën e transferimeve të tyre.

Shumë klube u raportua se kishin ofruar lojtarët e tyre në drejtim të Real Madridit, por bordi duket se është i vendosur që të mos bëjë ndonjë lëvizje të paktën deri në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori