Ka dalë në dritë lajmi ku Real Madrid ishte i gatshëm ta paguante klauzolën e Leo Messit në qershor të vitit 2013, pak muaj para se të nënshkruante me Gareth Bale.

Agjenti i argjentinasit e kishte informuar babanë e lojtarit, Jorge Messin, për interesimin, se ata do ta thyenin rekordin botëror për transferimin.


Spiegel anëtar i rrjetit EIC në të cilën bën pjesë edhe EL MUNDO, raporton se oferta vlente 250 milionë euro.

messi 1 1 Lionel Messi (Getty Images)

Mësohet se paga për Messin e ofruar ka qernë 23 milionë euro dhe një milion euro për babanë e tij.

Real Madridi e ka mohuar lajmin se është bërë një ofertë e tillë.

perez 1 Perez duke zbritur nga aeroplani privat (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)

"Ky informacion nuk e konfirmon realitetin, është totalisht i pavërtetë”, kanë thënë nga klubi.

Lajmi konfirmon edhe detaje të tjera për planin se si klubi ka kërkuar të nënshkruajë me Messin.

messi 3 1 Lionel Messi dhe festa e tij me Barcelonën në ndeshjen me Real Madridin (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Takimi është bërë brenda një aeroplani privat, në prezencën e Leo Messit; avokatit të tij Inigo Juarez; Florentino Perezit; drejtorit sportiv, Miguel Pardeza; dhe avokatit të klubit të Real Madrid.

perez 2 Florentino Perez, njeriu i transferimeve të çmendura (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Spiegel gjithashtu thekson se Juarez i tha Jorge Messit se Real Madridi ka premtuar se do ta mbrojë me çdo kusht lojtarin nëse ekspozohet më pas për mashtrim tatimor. /Telegrafi/

telegrafi sport app