LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi di të shesë, tani ka 200 milionë euro në bankë për të nënshkruar me Mbappen ose Haalandin

Real Madridi di të shesë, tani ka 200 milionë euro në bankë për të nënshkruar me Mbappen ose Haalandin

Real Madrid ka qenë i përmbajtur në këtë afat kalimtar, pasi ka qenë i ndikuar nga pandemia e COVID-19 kur kaploi botën në shkurt të vitit 2020.

Që atëherë tre afate kalimtare kanë kaluar (i verës 2021 ende nuk është mbyllur), dhe klubi nuk ka shpenzuar asgjë.

Përkundrazi, përpjekjet e drejtuesve ‘Los Blancos’ janë përqendruar në shitje .


Me largimin e Martin Odegaard drejt Arsenalit, klubi do të mbledhë në total rreth 200 milionë euro.

Shuma që, në teori, do të shkojë për blerjen e madhe që pritet të jetë Kylian Mbappe, ose nëse ajo nuk arrihet, të harxhohen për Erling Haaland.

Real Madridi harxhoi më shumë se 300 milionë në vitin 2019, kur pandemia nuk e kishte goditur ende ekonominë.

Në atë afat kalimtar veror u blen Eden Hazard, Eder Militao, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo dhe Reinier.

Që atëherë, Madridi nuk ka investuar asnjë euro në blerje.

Ai kanë lënë lojtarë në huazim ( Odegaard, Kubo, Reguilon ) ose ka nënshkruar me kosto zero (David Alaba , 2021).

Verën e kaluar klubi ka shitur Achraf Hakimin (45 milionë euro), Reguilón (30 milionë euro) dhe Oscar Rodríguez (13.5 milionë euro), duke i dhënë klubit rreth 100 milionë euro të ardhura.

Real Madridi e ka shitur Raphael Varane këtë verë (rreth 50 milionë euro) dhe është gati të transferojë Odegaard te Arsenal për një shumë të ngjashme.

Kjo do të thotë, të ardhura të reja prej rreth 100 milionë euro.

Klubi tani paratë i ka, vetëm varet se ku do t’i investojë, pasi tifozët janë të etur për një emër të madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori