Ylli i Interit, Marcelo Brozovic ka hyrë si emër i ri në planet e transferimit të dy klubeve të mëdha nga La Liga, Barcelona dhe Real Madrid, këtë verë.

Mesfushori i Interit ka bërë përshtypje tash e disa kohë në Serie A, dhe në moshën 27-vjeçare duket se ka ardhur koha që ai të provojë fatin e tij në një fazë të re.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, dy ekipet më të mira të La Ligës, Reali dhe Barca po shikojnë mundësinë e transferimit të ish-yllit të Lokomotiv dhe Dinamo Zagrebit.

Brozovic ka qenë njëri nga më të mirët në Serie A dhe Evropë vitet e fundit në pozitën e tij dhe është e lehtë të shihet pse dy ekipet që kërkojnë të shtojnë shkathtësi në mesfushat e tyre, interesohen për transferimin e tij.

brozo1

Sigurisht që Antonio Conte është kategorik kundër largimit të yllit të skuadrës, dhe ka të ngjarë që kroatin Brozovic të shohin edhe shumë vite te Interi.

Nga ana tjetër, është e rrallë të shohësh një lojtar tek refuzon ekipe si Reali dhe Barca - e lëre më të dyja në të njëjtën kohë.

Ylli kroat pëlqehet shumë edhe nga Liverpooli, ndërsa klauzola e tij besohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app