Sulmuesi Vinicius Jr ndodhet në një moment vendimtar të sezonit, si për veten ashtu edhe për Real Madridin.

Sulmuesi brazilian ka kontratë deri më 30 qershor 2027, por interesimi nga klubet e mëdha në mbarë botën, përfshirë Arabinë Saudite, ka shtuar spekulimet rreth së ardhmes së tij.


Megjithatë, “Defensa Central” raporton se klubi madrilen nuk ka asnjë synim për ta shitur lojtarin. Përkundrazi, marrëdhëniet mes palëve janë të forta dhe tashmë pritet një rinovim kontrate që konsiderohet thelbësor si për karrierën e Viniciusit, ashtu edhe për të ardhmen e projektit të Real Madridit.

Vinicius Jr

“Vinicius vlen aq sa thotë klauzola e tij, 1 miliard euro”, shprehen drejtuesit e klubit, duke i dhënë një mesazh të qartë çdo ekipi – përfshirë kampionatin saudit – që mund të mendojë për një ofertë të çmendur.

Aktualisht, 24-vjeçari është i përqendruar vetëm te rikthimi në formacionin bazë të Xabi Alonsos, ndërsa menaxherët e tij po presin raundin e radhës të negociatave me presidentin Florentino Perez dhe bordin drejtues./Telegrafi/

telegrafi sport app