Real Madridi është befasuar në Santiago Bernabeu, pasi është mposhtur me rikthim 2-1 nga Girona në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas.

Mbretërit janë ndalur nga Girona, të cilët i kanë mposhtur në shtëpi pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Casemiro (25') për vendasit, ndërsa Christian Stuani (65') dhe Portu (75') për katalunasit.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anësor Portu, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për kapitenin Sergio Ramos që u ndëshkua me të kuq në fund dhe u notua me 4.8.

Real Madrid:

notat reali 2 e1550408892689

Girona:

notat reali 3 e1550408914713

/Telegrafi/  

telegrafi sport app