Real Madridi dhe Real Betisi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Madrilenët kishin shansin që ta rimarrin kreun e tabelës, mirëpo barazuan pa gola ndaj rivalit në ligën spanjolle.


Los Blancos ishin skuadër më e mirë për një nuancë, derisa morën notën e përgjithshme 6.86, ndërsa Betisi u vlerësua me 6.71.

GettyImages 1185095690 Real Madrid vs Real Betis (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte portieri i mysafirëve, Joel Robles, që bëri disa pritje fantastike, gjersa mori notën 8.1.

Në anën tjetër, Rodrygo Goes i mbretërve dhe Loren Moron e Sergio Canales të Betisit ishin më të dobëtit në këtë takim, që morën vlerësimin 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:

real Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

betis Notat e lojtarëve të Betisit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app