Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.
Në mesin e reagimeve, ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit, dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, transmeton Telegrafi.
Por, pas këtyre akuzave, ka reaguar Blerim Pacolli, vëllai i deputetes.
Ai ka shkruar se me bujqësi merret me vite, dhe se nuk qëndrojnë akuzat.
“Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar ai.
Më poshtë reagimi i plotë i Blerim Pacollit:
Unë Blerim Pacolli, kam vite që merrem me bujqësi në Kosovë dhe dje emri im është lakuar nëpër portale kinse unë paskam fituar grantin vetëm pse jam vëllau i Fitore Pacollit.
Këtë veprimtari unë e kam filluar vite më herët, para se Fitorja të inkuadrohet në politikë. Unë kam kultivuar me vite grurë dhe aronia për të cilat edhe kam përfituar subvencione në Komunën e Prishtinës ashtu siç kanë përfituar fermerët tjerë. Pastaj e kam zgjeruar investimin në kultivimin e dhive malore për të vazhduar me lopë qumështore.
Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet.
– Vëllau i Fitore Pacollit fiton grant 100.000 euro
Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam fituar grant por nuk i kam fituar 100.000 euro siç po shkruhet nëpër portale. Kam aplikuar me projekt për shtallë për lopë qumshtore, vlera e të cilit arrinë në 100.000 euro. Ministria mbulon 65% shumës së projektit ndërsa unë me financat e mia mbuloj 35% të vlerës. Kush do që din pak matematikë të nivelit fillestar e kupton se vlera që Ministria mbulon projektin është 63.000 euro asnjë cent më shumë.
-Biznesi “Alda Farm Ria” është regjistruar para pak ditëve
Po bëhet propagandë dhe po tentohet të më njollosin mua kinse unë e paskam hapur biznesin për të manipuluar e përfituar shpejtë dhe pa meritë. Unë kam vepruar siç është e përcaktuar me kritere të Ministrisë. Si fermer nuk kam pasur biznes të regjistruar, siç nuk kanë shumica e fermerëve. Të kesh biznes të regjistruar para se të aplikosh për grant nuk kriter. Mirëpo, në momentin kur e fiton grantin, duhet patjetër të regjistrohet biznesi pasi që kontrata duhet të bëhet ndërmjet Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë dhe biznesit (personit juridik) e jo fizik. Të gjithë ata që kanë kanë pak njohuri rreth granteve e dijnë që fillimisht kërkohet që të plotësohen kushtet e aplikimit, pastaj nëse e fiton grantin kërkohet regjistrimi i biznesit dhe në fund nënshkrimi i kontratës. Unë kam vepruar siç jam udhëzuar nga Ministria.
– Grantin e ka fituar sepse e ka motrën deputetet
Nuk qëndron. Të gjithë ata fermerë që kanë aplikuar sikurse unë dhe kanë plotësuar kriteret e kanë fituar grantin dhe nuk kanë pasur nevojë të ndihmohen nga dikush që njohin. E kanë fituar sepse e kanë merituar. Njësoj edhe unë kam aplikuar. Kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në Fitoren e as nuk e kam informuar se do të aplikoj. Unë jam i barabartë me fermerët tjerë pavarësisht se kënd e kam motër apo vëlla dhe kam pasur të drejtë të aplikoj prandaj edhe kam aplikuar. E kam fituar grantin sepse i kam plotësuar kriteret jo sepse e kam Fitoren motër. Dyshimet nuk mund t’ua hjeku unë e as nuk e kam ndërmend të tentoj ta bëjë një gjë të tillë.
Ju si gazetar “profesional” nuk ju lejohet të publikoni dezinformata duke e ditur që asgjë çka ju pretendoni nuk është e vërtetë. Gazetarët e mirëfillt hulumtojnë dhe mbledhin faktet e pastaj reagojnë. Me postimet që dje keni bërë ju e keni shkelur etikën e gazetarisë. Keni shpifur kinse e paskam fituar grantit pa meritë. Keni shpifur aq ultë pa prezantuar asnjë fakt të vetëm se Fitorja dhe Ministri Peci më paskan ndihmuar. Keni shpifur ultë në mënyrë që publikut t’i servoni lajme të pavërteta.
Nëse keni fakte që Fitorja paska ndikuar në përfitimin e grantit publikoni ato mos shpifni.
Unë gjatë gjithë jetës time kam jetuar e punuar me nder e do të vazhdoj kështu”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës