LAJMI I FUNDIT:

Reagon Kuka ndaj akuzave për doping që po i bëhen Majlinda Kelmendit (Foto)

Reagon Kuka ndaj akuzave për doping që po i bëhen Majlinda Kelmendit (Foto)

Agron Kuka, kryetari i Federatës Kosovare të Xhudos, ka reaguar ndaj akuzave të Agjencisë Franceze të Anti-dopingut, se xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka refuzuar të bëjë një kontroll të dopingut dy muaj para Lojërave Olimpike.

Pasi lajmi është përhapur shumë në mediet botërore, ka qenë gazeta e njohur britanike “The Guardian” që ka kontaktuar kryetarin e federatës, njëkohësisht vëllain e trajnerit të përfaqësueses kosovare, Agronin.

Rrena më e fundit e Serbisë: Majlinda Kelmendi refuzon doping testin (Foto)
Lexo po ashtu Rrena më e fundit e Serbisë: Majlinda Kelmendi refuzon doping testin (Foto)

“Nuk e kuptoj arsyen përse po e bëjnë të madhe këtë punë. Nuk ka kurrfarë shpjegimi”, ka thënë fillimisht Kuka për The Guardian, i habitur me lajmin e publikuar disa orë më parë në mediet franceze dhe spanjolle.


“Skuadra ishte në kampin stërvitor në Francë dhe disa persona vijnë dhe pyesin për të bërë një kontroll doping. Por personi i përfshirë nuk kishte autorizim nga Wada [Kontrolli Anti-doping Botëror] ose dikush tjetër. Dhe ky është fundi i kësaj çështje.

guardi

“Ekipi i Kosovës ishte në kontake gjatë tërë kohës me IFJ-në sepse ne nuk mund t’i japim gjakun apo urinën dikujt që nuk është përgjegjës për këto punë. Kjo është e tërë cështja, dhe asgjë më shumë”, tha Kuka, raporton Insajderi.

Siç shkruan sot revista e njohur franceze e xhudos “L’Espirit Judo”, fituesja e medaljes së artë në kategorinë nën 52 kilogram, Majlinda Kelmendi kishte refuzuar të bënte kontrollet e dopingut në Francë para dy muajve dhe si pasojë i është ndaluar garimi në Francë nga ana e Agjencisë Anti-doping të Francës

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori