Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u akuzua se po largonte nga puna ‘njerëz të ish-kryetarit Sami Lushtaku’ ka thënë se me vendim të tij askush nuk është larguar nga puna.
Largimet nga puna, siç thotë Jashari, ndodhën me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, pas janë konstatuar shkelje dhe mos respektim të procedurave në konkursin e shpallur nga ekzekutivi i kaluar.
Shkrimi i plotë i kryetarit të Skenderajt:
Në fillim të mandatit tim në krye të Komunës së Skenderajt, ku papunësia është në shkallë të lartë, ku zhvillimi ekonomik ka stagnuar, ku varfëria ka lëshuar rrënjë, jam zotuar për të qenë jashtëzakonisht i hapur ndaj qytetarë, ndaj çdo kërkese, ndaj çdo dyshimi të mundshëm që mund të ketë ndonjëri. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy nga parimet themelore të demokracisë. Prandaj, mbi këto dy parime unë do të vazhdoj të udhëheq Skenderajn tonë të dashur.
Të dashur qytetarë, E kam për obligim moral, qytetar, por edhe si kryetar i Komunës së Skenderajt, të ndaj me ju faktet që hedhin dritë rreth asaj që thuhet së “Kryetari Jashari largon nga puna njerëzit e Sami Lushtakut”.
Dokumentet që shihni më poshtë, janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, që ky këshill ka konstatuar shkelje dhe mos respektim të procedurave në konkursin e shpallur nga ekzekutivi i kaluar.
Ndjej jashtëzakonisht keqardhje për ata punëtorë ndaj të cilëve Këshilli kërkon shfuqizim të konkursit, sepse në këtë kohë kur papunësia është në nivele të larta, do të isha ndjer njeriu më i lumtur sikur të shtonim numrin e punëtorëve, por vetëm duke respektuar rregullat e përcaktuara ligjore. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk do t’i anashkalojmë këto rregulla e ligje të aplikueshme në Kosovë, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, veprime ato që i kanë kushtuar buxhetit të Komunës dhjetëra mijëra euro, raste të cilat janë të njohura për publikun, siç është rasti i Adem Metës. Si ky i fundit ka edhe shumë raste, për fatin tonë të keq.
Të dashur qytetarë, Nuk desha dhe nuk dua të merrem me reagime dhe kundër reagime, sepse kemi shumë punë për të bërë, por po i ndaj me ju këto vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, në mënyrë që ju të gjykoni vet situatën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit