Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë, përderisa nuk ka qenë aktive edhe me projekte muzikore, por sot (e mërkurë) ajo ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar në media lidhur me dukjen e saj.

Një fotografi e publikuar në Instagram Story, ku këngëtarja shfaqej pa makijazh dhe jo në formën e saj më të mirë, bëri që të përflitet se ajo mund të mos jetë aq origjinale sa duket.


Mirëpo, këngëtarja Hadërgjonaj ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një status, përmes të cilit ka treguar se nuk ka frikë të dalë asnjëherë pa makijazh, dhe se aknet në fytyrën e sja janë normale, dhe të gjithë të rinjtë mund t'i kenë.

Anxhelina thjeshtë ka qenë shumë e suprizuar nga disa pseudo gazetarë siç i quan ajo, të cilët në artikujt e tyre kanë shkruar se Anxhelina mund të 'tremb' fansat pa grim.

Por, kjo në fakt është apsolutisht e pavërtetë, ngase Anxhelina ka qenë dhe është ndër femrat më të bukura shqiptare, dhe këtë e ka dëshmuar edhe në fotografitë e përparme, ku shfaqej pa makijazh. /Telegrafi/