LAJMI I FUNDIT:

Reagon ambasada “Megjashi” për keqpërdorimin e të miturës nga Tetova

Reagon ambasada “Megjashi” për keqpërdorimin e të miturës nga Tetova

Pa fuqi dhe dështim i shtetit. Kështu e komenton ambasada e fëmijëve “Megjashi” rastin e fundit me keqpërdorimin e të miturës nga Tetova. Kreu I kësaj ambasade Dragi Zmijanac tha për Alsat se ky rast ka dëshmuar dështimin dhe defektin e institucioneve të vendit në detektimin e rasteve të tilla. Sipas tij, nëse rasti nuk merr epilog në interes të fëmijëve, patjetër që kjo gjë do të mundësojë përsëritjen e ngjarjeve të trishta si kjo.

“Këtu kanë dështuar edhe ministria e Brendshme edhe Komisioni për luftimin e tregtisë me fëmijë edhe qendra për punë sociale edhe shërbimet profesionale nëpër shkolla edhe prindërit, edhe fqinjët edhe sektori civil të cilët luftojnë kundër tregtisë me fëmijë. Thjeshtë kjo është pafuqi, ndërsa fëmija do t’i vuajë gjithë jetën këto trauma dhe mendoj se nëse nuk mobilizohen institucionet që ta zgjidhin problemin në interes të fëmijëve, atëherë kjo vepër do përsëritet. Ne si Ambasadë e fëmijëve angazhohemi që autorët të dënohen maksimalisht, minimum 14 vjet burg, burg të përjetshëm për akte çnjerëzorë, burg të përjetshëm për personat që I përsërisin këto vepra”, deklaroi Dragi Zmijanac, Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”.

Sipas Ambasadës “Megjashi”, institucionet përkujdesëse sociale janë kyçe në detektimin e rasteve të tilla, në momente kur prindërit nuk janë në përkujdesje të fëmijëve. Sipas Zmijanac, në programet arsimore duhet të futen dhe materiale për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.


“Konsideroj se që në moshë të hershme, që në çerdhe, që në shkollë fillore fëmijëve tu mësohet masa parandaluese që të detektojnë sjelljet e dyshimta, si pranimi I dhuratave nga persona të panjohur, futjen nëpër makina, hyrjen nëpër objekte të panjohura, prekjet e dyshimta dhe fëmija të di çka është e drejtë e privatësisë dhe në asnjë mënyrë mos lejojnë sjellje të dyshimta nga të rriturit”, u shpreh Dragi Zmijanac, Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”.

Zmijanac tha se në “Megjashi” janë denoncuar rreth 1000 raste për keqpërdorim seksual ndaj të miturve, ndërsa shton se pas secilit rast të denoncuar qëndrojnë 5-6 raste të heshtura të cilat për arsye të ndryshme nuk I paraqesin të njëjtat. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori