MTV Video Music Awards u shënua nga performanca e Shakiras, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video e reagimit të Taylor Swift, e cila ishte e mahnitur me interpretimin e saj.

Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saja më të mëdha me koreografi të pabesueshme, ndërsa publiku e ngriti edhe me duar deri në një pjesë tjetër të skenës.


Të pranishmit këndonin dhe vallëzonin bashkë me Shakiran duke përfshirë edhe disa nga artistët që ishin në ceremoninë e çmimeve. Mes tyre ra në sy Taylor, e cila u xhirua duke parë me entuziazëm kolegen e saj dhe kërceu nga fillimi deri në fund të performancës.

@_jaehyunsocks

Visit TikTok to discover videos!

Videot e reagimit të saj ndaj performancës së kolumbianes dhe kërcimit të saj teksa po interpretonte, shumë shpejt pushtuan rrjetet sociale dhe 46-vjeçares iu desh të reagonte ndaj koleges së saj.

Shakira e ka publikuar në Instagram një fragment nga vallëzimi i Swift dhe e quajti një kënaqësi të vërtetë duke e parë atë që po argëtohej.

shaklio (Foto: Instagram/shakira)

Pas performancës, Shakira pranoi çmimin Video Vanguard dhe mbajti një fjalim emocionues, duke treguar se sa mirënjohëse është për karrierën e suksesshme në biznesin e muzikës dhe duke ia dedikuar çmimin fansave të saj.

Nga ana tjetër, Taylor mori një sërë çmimesh – nga ai për këngën më të mirë falë “Anti-Hero”, deri te çmimi për artisten e vitit. /Telegrafi/