Reagimi i Joshuas në rrjetet sociale pas triumfit të madh ndaj Andy Ruiz

326:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: Anthony Joshua reacts after the IBF, WBA, WBO & IBO World Heavyweight Title Fight between Andy Ruiz Jr and Anthony Joshua during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images) 12:"Getty Images
Anthony Joshua ka triumfuar ndaj Andy Ruiz dhe ka rikthyer titujt e kampionit të botës në peshat e rënda.
Boksieri britanik fitoi pas 12 raundeve me pikë të gjyqtarëve që të tre i dhanë fitoren Joshuas.
30-vjeçari ka rikthyer titujt në kategoritë, WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Joshua ka reaguar edhe në rrjetet sociale pas këtij triumfi, derisa ka thënë se zemrat e pastra triumfojnë.
"Shpresa ime është që dikush po e sheh faqen time (të jetës) dhe vendos të mos dorëzohet. Zemrat e pastra fitojnë", ka shkruar Joshua në rrjetet sociale.
Meçin e radhës britaniku do ta zhvillojë me fituesin e duelit Wilder – Fury. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































