Britney Spears ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me videon virale, në të cilën dëgjohej duke bërtitur dhe duke sharë, disa çaste pasi një roje sigurie e goditi jashtë një restoranti në Las Vegas.

“Nuk ndihem sikur jam trajtuar si i barabartë në këtë vend... sigurisht kur e pashë videon vet... njerëzit që u mblodhën rreth meje kur më dëgjuan se më goditën, më bënë të ndihesha sikur kisha rëndësi”, ka shkruar ajo.


Ylli i muzikës pop deklaroi se nuk ka qenë shumë e vetëdijshme në momentin e incidentit dhe se njerëzit kanë mundur ta dëgjojnë vetëm duke sharë dhe se kjo është shumë më mirë se t’ia kishte kthyer goditjen.

Në videon e siguruar nga TMZ, këngëtarja shihet duke iu afruar nga pas yllit të NBA, Victor Wembanyama, të cilin përpiqet ta prekë në shpinë për t’ia tërhequr vëmendjen.

“Më falni, zotëri” – është dëgjuar t’i ketë thënë lojtarit të San Antonio Spurs disa sekonda përpara se truproja e tij, Damian Smith, ta godasë në fytyrë duke ia rrëzuar syzet e diellit.

Këngëtarja vuri në dukje se nuk kishte përjetuar kurrë më parë që një truprojë të sulmonte një fanse.

Spears shkroi se nuk e ka bërë këtë reagim “për ta luajtur viktimën” dhe madje këmbënguli se është “ende një fanse e madhe e lojtarit të NBA”.

41-vjeçarja ka theksuar se ka përjetuar situata traumatike edhe në të kaluarën, mirëpo nuk ishte e përgatitur për atë që ndodhi në mesjavën e kaluar. /Telegrafi/