Mundësia e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta. Deputetë të Bundestagut në Berlin vazhdojnë të jenë kundër ndryshimit të kufijve, por ka edhe zëra të tjerë.
Këto janë ditët kur çdo fjalë, pikë apo presje duhet të matet mirë. Vetëm rreth dy javë më parë kancelarja Angela Merkel ishte e prerë se “nuk mund të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan dhe se ato janë të paprekshme”, por tani nga Berlini dëgjohen tone pak më të ndryshme. Apo kemi të bëjmë vetëm me interpretime të ndryshme?
Kancelarja Merkel ka thënë të martën pas një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump se “ne i mbështesim bisedimet, që çojnë deri tek qëllimi, por njëkohësisht themi se integriteti ka një rëndësi të posaçme”, dhe shtoi “Duhet të kemi kujdes që hapat e bërë në një vend të mos kenë pasoja edhe për hapat në vendet tjera”.
Korrigjimi i (pa)mundshëm
Në kohën e spekulimeve të shumta për mundësinë e korrigjimit të kufirit, apo shkëmbimit të territoreve, thuhet se kjo çështje nuk është më tabu as në Uashington. Ndërkohë që për Berlinin kanë qenë deri tani një temë tabu. Duke u prononcuar për Deutsche Wellen, deputetët e Bundestagut gjerman nuk janë të një mendimi për këtë çështje. “Kjo nuk çon drejt zgjidhjes, madje edhe më shumë irriton, kur dëgjohen mendime për vendosjen e kufijve të rinj“, thotë Peter Beyer, deputet i Partisë Kristiandemokrate (CDU). “Nuk mendoj asgjë të mirë për këtë dhe mendoj se këto lojëra teorike për kufijtë paraqesin rrezik për destabilizimin. Kufijtë e dy shteteve sovrane, Serbisë dhe Kosovës janë përcaktuar.”
Beyer thotë për DW se ai angazhohet për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe vazhdimin e negociatave për një marrëveshje të detyrueshme juridike për normalizimin e raporteve fqinjësore mes këtyre vendeve. “Me rëndësi është që funksionimi i shtetit të Kosovës të mos rrezikohet”
Edhe deputeti Josip Juratoviq, nga Partia Socialdemokrate (SPD), është i shqetësuar. Nëse lejohet ndryshimi i kufijve do të hapet mundësia e “krijimit të 40 shteteve të reja në Evropë, që me siguri do të sillte kaos dhe konflikte”. “Shkëmbimi i territoreve do të thotë kthim në Mesjetë kur feudalët kanë shkëmbyer territore dhe i kanë zhvendosur popujt sipas dëshirës së tyre. Gjithmonë do të ketë të pakënaqur, gjithmonë do të ketë persona që duhet të zhvendosen. E të mos flasim për mundësinë që edhe në shekullin 21-të të kemi spastrime etnike, që është një teori e vjetëruar, e cila është shoqëruar gjithmonë me luftëra”, thotë Juratoviq për DW.
Ky politikan i lindur në ish-Jugosllavi thotë se duket qartë se në administratën e Trumpit ka njerëz që mbështesin idenë e shkëmbimit të territoreve. Ndërsa BE nuk është unike – përveç kancelares Merkel askush nuk është pozicionuar qartë. Pasojat siç thotë, mund të shtrihen prej Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë e deri tek Krimeja dhe Pridnjestrovlje.
“Luftërat e reja”
“Një qasje e tillë ndaj zgjidhjeve politike do të thoshte kapitullim përfundimtar i sistemit demokratik politik, i cili bazohet tek barazia e qytetarëve karshi forcimit të nacionalizmave në Evropë, të cilët kanë për qëllim krijimin e shoqërive autokratike, që me siguri çojnë tek ndarjet e reja në Evropë, e në fund edhe tek luftërat e reja”, pohon Juratoviq.
Në partinë më të madhe opozitare në Gjermani AfD (Alternativa për Gjermani) nuk janë marrë deri tani shumë me Ballkanin. Deputeti i kësaj partie Anton Friesen, i cili e ka kritikuar politikën e Perëndimit në Ballkan, për DW thotë se bota po pret më shumë se 20 vjet gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Kosovës dhe në këtë kuptim duhet anuar nga zgjidhja, të cilën e gjejnë Beogradi dhe Prishtina, pavarësisht nëse një zgjidhje e tillë nënkupton edhe ndryshimin e kufijve.
“Realisht Ballkani paraqet një fuçi baruti dhe kjo jo qysh dje. Incidentet nuk mund të përjashtohen. Ndaj edhe nëse zgjidhje të qëndrueshme shoqërohen me tensione afatshkurtra, do të ishte më mirë sesa të vazhdohet me status-quo-në e tanishme”, thotë ai.
Ai mendon se politika e jashtme e kancelares Merkel “gjithmonë ka qenë e orientuar nga SHBA. Ndaj mendoj se qeveria federale nuk do t’i kundërvihet një zgjidhjeje politike që do të kishte bekimin e Uashingtonit.“
“Ballkani ende është një zonë konfliktesh aktive”
Nga ana tjetër, deputetja e liberalëve (FDP) Renata Alt, mendon se rikthimi në skenë i kërkesave për ndryshimin e kufijve dëshmon se “Ballkani ende është një zonë konfliktesh aktive”. Ndryshimi i kufijve “mund të shkaktojë një dinamikë shumë të rrezikshme të konflikteve të dhunshme me pasoja të paparashikueshme. Qëllimi afatgjatë është bashkëjetesa në paqe e grupeve të ndryshme etnike në Ballkan. Deri sa nuk gjendet një zgjidhje e qartë, duhet t’u përmbahemi kufijve ekzistues.“
E Majta gjermane është partia e vetme, e cila ka kritikuar ndarjen e Kosovës nga Serbia. Sevim Dagdelen, deputete e të Majtës, thotë se bashkimi i disa territoreve të jugut të Serbisë me Kosovën do të “fuqizonte bazat për krijimin e një Shqipërie të Madhe. Skenari i tillë jo vetëm që do të thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga territore të tjera, por edhe se Serbia duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj juridik se shkëputja dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 kanë qenë ilegale“.
Politikanja e Majtë Dagdelen: Do të krijohen paqartësi të reja
Megjithatë edhe Dagdelen mendon se “vazhdimi i ndarjeve etnike në Ballkan do të forconte lëvizjet nacionaliste dhe do të krijohet paqartësi të reja“. Lidhur me ndryshimin e pozicionit amerikan, ajo thotë: „SHBA e ka krijuar në Bondsteel bazën e dytë më të madhe në Evropë. Pavarësisht se çfarë zgjidhje “kreative” dhe “fleksibël” gjejnë palët, kjo bazë prej 386 hektarësh nuk guxon të preket. Ndërsa në rast të ndonjë lufte të re, refugjatët nuk do të kërkojnë ndihmë përtej oqeanit por në Gjermani. Duket se interesat këtu janë në masë të madhe të ndryshme.“
Sa i përket qëndrimeve të kancelares Merkel, Dagdelen thotë se kutinë e Pandorës në Ballkan e kanë hapur ish-kancelari Kohl dhe ministri i Jashtëm Genscher, të cilët i kanë pranuar “shumë shpejt secesionet antiligjore të Kroacisë dhe Sllovenisë, e më pas edhe të Bosnjë-Hercegovinës“. „Kancelarja gjermane është e fundit, e cila duhet të përzihet në çështjet e kufijve në Ballkan. Kancelarja Merkel i ka kontestuar vetë kufijtë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, e tani paralajmëron. Kjo është një politikë e dështuar moralisht, sipas parimit “kapeni hajdutin”, por në përgjithësi është një politikë e papërgjegjshme.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht