Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve duke thënë se kjo gjykatë ka pasur vonesa deri në 16 muaj për raste të caktuara.
Këto deklarime ministrja Haxhiu i bëri pas shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve teksa u pyet mbi reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet nënshtruar presioneve politike si institucion i pavarur.
Haxhiu përmendi disa nga ligjet dhe reformat që kanë ngecur si pasojë e vonesave nga Kushtetuesja.
“Sa i përket vonesave dhe neglizhencave që Gjykata Kushtetuese po ua bënë reformave tona në drejtësi, është tejet e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të respektojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ju ftoj ta lexoni edhe ju ligjin sepse aty ka afate, në kuptim që e detyrojnë Gjykatën Kushtetuese për t’i trajtuar lëndët pranë saj.
Vetëm sa i përket reformave që Ministria e Drejtësisë i ka adresuar edhe Ligji për Byronë edhe reforma në këshillimin prokurorial që ende është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese edhe vonesat në amendamentet kushtetuese për vettingun, ligji për çmimet tavan dhe pagën minimale dhe të tjera, kanë pasur vonesat e shumta.
Madje, ka pasur raste deri në 16 muaj, është e pazakontë. Ne kemi pasur takime edhe me shumë homologë tanë dhe kemi pyetur se si funksionin Gjykata Kushtetuese atje dhe nuk kemi gjetur asnjë rast të vetëm që Gjykata Kushtetuese vonon ligjet sikur i vonon kjo këtu”, tha Haxhiu.
Haxhiu arsyetoi reagimet dhe qëndrimet e partisë në pushtet kundrejt Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë në vazhdimësi ka penguar reformat.
“Prandaj, duke qenë që Gjykata Kushtetuese në vazhdimësi i ka vonuar reformat, i ka penguar reformat tona, natyrisht që duhet të kemi qëndrime publike për këtë. Duhet ta themi qëndrimin dhe mendimin në raport me këto vonesa”, potencoi Haxhiu. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit