LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta pas publikimit të videos së vrasjes së Agonis Tetaj (Video-Kujdes, pamje të rënda)

Reagime të shumta pas publikimit të videos së vrasjes së Agonis Tetaj (Video-Kujdes, pamje të rënda)

Një ditë më parë kur parashihej t’i vinte fundi procesit të gjykimit të Shaban Gogajt lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, akuza e Prokurorisë ndryshoi.

Në fjalën përfundimtare në Gjykatën e Pejës, prokurori i rastit Agron Uka gjatë seancës së mbajtur para disa dite rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia cila është më pak e dënueshme.

Lidhur me këtë babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj iu është drejtuar me një letër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kryesuesist të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufit, Haxhi Dërgutit nga Prokruroia e Apelit si dhe ambasadorëve të huaj në Kosovë.


Tetaj përmes kësaj letre ku ka bashkangjitur edhe video incizimin ku shihet momenti i vrasjes së djalit të tij, shpreh shqetësimin e tij dhe frikën siç potencon ai për procesin e manipuluar lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetaj në shtator të vitit 2018.

(Video-Kujdes, pamje të rënda)

“Po ju shkruaj nga mllefi, shqetësimi dhe frika e prindit dhe familjarit të cilit ju ka vra djali dhe siç po shihet procesi është i manipuluar, ndikuar nga persona të korruptuar dhe i akuzuari nuk do të marr dënimin e merituar. Me gjithë shumë fjalët publike se drejtësia në Kosovë është e ndikuar, korruptuar dhe e pa drejtë unë kam shpresuar dhe besuar dhe kam pritur gjithnjë duke besuar se kjo lëndë do të shqyrtohet dhe dënohet në mënyrë meritore, mirëpo dje me dt. 16.03.2021 u konfirmua edhe me rastin e gjykimit për vrasjen e djalit tim se hallkat e gjyqësorit në Kosovë nuk janë të pa anshme ne këtë rast prokuroria më konkretisht personi z. Agron Uka. Agonisi djali im u vra në vendin e punës në ditën e diele nga djali i pronarit të biznesit në të cilin ka qene i punësuar. Po ju shkruaj me qëllim që te ju informoj dhe alarmoj se prokurori z. Agron Uka, dje ne seancën gjyqësore në të cilën është thënë fjala përfundimtare nga palët pa asnjë provë dhe në kundërshtim me krejt realitetin ka rikualifikuar vrasjen e djalit tim nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia”, shkruan Tetaj në letrën drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe ambasadave.

Vrasja e Agonis Tetajt nga Deçani, babi i të ndjerit kërkon rigjykim pas lehtësimit të aktakuzës nga prokurori i rastit
Lexo po ashtu Vrasja e Agonis Tetajt nga Deçani, babi i të ndjerit kërkon rigjykim pas lehtësimit të aktakuzës nga prokurori i rastit

Mbrëmjen e së mërkurës pas publikimit të videos ka pasur reagime të shumta.

Avokati i të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Agonis Tetajt ishte aksidentale dhe se kjo mund të provohet lehtë.

Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik
Lexo po ashtu Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Berisha thotë se e arsyeton mllefin dhe pikëllimin e palës së dëmtuar por jo edhe spekulimet për manipulim me drejtësinë, transmeton Telegrafi.

Në shkrimin e bërë, Berisha ka numëruar disa pika në të cilat ai bazohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Ndërkaq, avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, për Klan Kosova, ka thënë se babai i të ndjerit është ndjerë i fyer që është bërë rikualifikimi i veprës penale ani pse, sipas tij, provat nuk janë në favor të një veprimi të tillë.

“Ky ka qenë reagim i familjes së të ndjerit, gjegjësisht babait të të ndjerit. Është ndjerë tej mase i fyer nga ana e Prokurorisë së Shtetit kur e kualifikon veprën penale në atë mënyrë duke pasë parasysh provat të cilat gjenden në dosje të lëndës. Asnjë provë nuk ka ekzistuar që vepra penale të kualifikohet në atë mënyrë. E vërteta kryeneçe është ashtu siç është përshkruar në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë e cila edhe e ka ngritur aktakuzën. Ne konsiderojmë se edhe ndërrimi i prokurorit është bërë pa asnjë arsyetim”.

“Videoja është fakt që edhe nëse duam ta ndryshojmë nuk mundemi. Ato janë prova jetëgjate që na ndjekin pas. Veprimet e të akuzuarit Shaban Gogaj më së miri i kanë shpjeguar në raportin e tyre ekspertët e balistikës duke përshkruar në detaje rregullat e arta të përdorimit të armës për të cilat ka pasë njohuri i akuzuari. Të dy specialistët kanë arritur te mendimi dhe konstatimi profesional se i pandehuri ka pasë njohuri paraprake lidhur me përdorimin e armës së zjarrit. Specialisti i forenzikës, që është dëgjuar dy herë në shqyrtimet gjyqësore, ka qëndruar në tërësi pranë këtyre opinioneve dhe nuk e ka ndryshuar asnjë germë të vetme”.

Ai ka thënë se me anë të një parashtrese ka kërkuar nga kryetarja e trupit gjykues që kjo çështje të rigjykohet dhe prokurori i rastit të ndërrohet duke thënë se ky i fundit e ka dëshmuar që është i anshëm.

Ndërkaq, disa orë pas publikimit të pamjeve të vrasjes së Agonis Tetajt, KALLXO.com ka pranuar një foto ku pretendohet se shihet avokati i familjes Gogaj dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke qëndruar në një kafiteri.

Vrasja e Agonis Tetajt, prokurori Uka dhe avokati Berisha flasin për fotografinë ku shihen në kafe
Lexo po ashtu Vrasja e Agonis Tetajt, prokurori Uka dhe avokati Berisha flasin për fotografinë ku shihen në kafe

Prokurori Uka ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo, sipas tij, takimi ka ndodhur tri vite më parë.

“Në Bibël e Kuran të betohem që kemi qenë vetëm unë e Jetishi. Ky ka ardhë na ka përshëndetë, erdh prej një gjykimi edhe ka thënë: A bën një kafe vetëm për qejf… Kjo para tri viteve, shumë i sigurt jam. Ka ndejtë vetëm 5 minuta, por s’ka lidhje me rast”, tha prokurori.

Në lidhje me fotografinë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe avokatin Besnik Berisha, i cili mbron Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

I pyetur nga KALLXO.com se a ka pasur rast të takojë prokurorin Agron Uka jashtë gjykatës apo prokurorisë, avokati Berisha ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pasi u informua për fotografinë, ai e mohoi duke thënë se ka shanca të jetë montuar por është i gatshëm të përballet me gjithçka.

“Unë kam kontaktuar me prokurorin mbi 20 herë në sallë të gjykimit e përtej atyre vetëm kush don me kriju e trillu”, tha Berisha.

Video e momentit të vrasjes është dërguar nga Isuf Tetaj, babai i të ndjerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori