LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta kundër ekipit Pera pas fitores ndaj Guild Eagles, ekipi hungarez akuzohet se bëri hile në fitoren ndaj ekipit nga Kosova

Reagime të shumta kundër ekipit Pera pas fitores ndaj Guild Eagles, ekipi hungarez akuzohet se bëri hile në fitoren ndaj ekipit nga Kosova

Lojtarë të shumtë dhe komuniteti i CS kanë bërë reagime të shumta në rrjetet sociale pas humbjes së diskutueshme të Guild Eagles ndaj Pera, në finalen e cila e dërgonte fituesin në ESP Pro League.

Djelmoshat nga Kosova, Guild Eagles apo të njohur më parë si Bad News Eagles u mposht mbrëmjen e së enjtes nga Pera me rezultat 2-0 në perballjet e zhvilluara në “Mirage” dhe “Ancient”.

Në “Mirage”, Pera triumfoi 13:11 duke marrë avantazhin e parë, ndërsa në “Ancient” u zhvillua një përballje e fortë me katër vazhdime, e që në fund Pera triumfoi 25:23.


Kjo humbje në finale bërë që djelmoshat e rritur në Kosovë të eliminohen, ndërsa ekipi hungarez kualifikohet për në ESL Pro League.

Guild Eagles mposhten në finale dhe nuk e arrin kualifikimin për ESL Pro League
Lexo po ashtu Guild Eagles mposhten në finale dhe nuk e arrin kualifikimin për ESL Pro League

Megjithatë, humbja e Guild Eagles është bërë temë debati në rrjetet sociale, pasi ka pasur reagime të shumta dhe lojtarë dhe njekës të komunitetit të CS, pasi ekipi Pera po akuzohet se ka bërë hile në fitoren e tyre.

“E papranueshme, kaq shumë skuadra po bëjnë këtë dhe atë 100 për qind në mënyrë të qartë, a po i intereson ndokujt kjo. Wowowowo”, ka shkruar lojtari ‘juanflatroo’ i Guild Eagles.

“Të humbasësh nga hileqarët në 2024 për një vend në Pro League, të mirëkuptoj vëlla”, shkroi ish-lojtari profesionist, Owen Butterfield, pas ndeshjes, duke e shpërndarë në profilin e tij reagimin e Flatros. Ndërsa, “Të mirëkuptoj vëlla. E turpshme në këtë pikë”, ishte reagimi i lojtarit të ekipit, Movistar KOI.

“Ne kemi nevojë për VAR në sportin tonë. Njerëz me njohuri dhe përvojë, ku mund të shikojnë prova të hileqarëve të mundshëm dhe fuqi për të ndaluar ose anuluar një ndeshje nëse është e nevojshme. Në ditët e sotme në internet gjithçka është e mundur. Ne duam CS2 dhe garë të drejtë”, ka shkruar lojtar ‘MEJ3R’ nga ekipi turk, Eternal Fire.

“Realisht, çfarë mund të bësh kundër ekipeve që përdorin “radar cheat”?”, ishte një reagim tjetër nga një personazh i njohur nga bota e CS.

“Kushdo që ka disa skena të PERA-s (nuk ka rëndësi se cila lojë) – mi dërgoni me link në kohën e saktë”, shkroi ndihmës-trajneri i Guild Eagles.

“Asgjë për të thënë, i pikëlluar dhe më vjen keq. Loja më e keqe që kam përjetuar në jetën time! Nëse këta djelmosha janë kaq të mirë dhe luajnë një CS në mënyrë perfekte me besim, informacionin dhe gjithçka që bëjnë – atëherë nuk dua të gjykoj asgjë, vetëm iu them ju lumtë! Mendoj se së shpejti do të shohim stilin e tyre të lojës në RMR”, ishte reagimi i ‘sinnopsyy’, lojtarit të Guild Eagles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media

Përfaqësuesja e Kosovës
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

Përfaqësueset
Kalo në kategori