Reagim i shpejtë i Policisë në Mitrovicë e Jugut parandalon një tragjedi

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë së Kosovës, është parandaluar një tragjedi e mundshme, pasi një person i rritur kishte tentuar të hidhej nga dritarja e banesës së tij.
Sipas raportit të Policisë, gjatë natës së 31 tetorit 2025, njësitet policore kanë marrë informacionin për rastin dhe menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të lokalizuar personin dhe për të parandaluar veprimin, raporton Telegrafi.
Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejshme, duke shpëtuar jetën e tij falë reagimit të shpejtë të policisë.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që raste të tilla të raportohen menjëherë, në mënyrë që të shmangen pasojat e mundshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. /Telegrafi/

















































