LAJMI I FUNDIT:

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, nisin takimet në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, nisin takimet në Bruksel

Sot në Bruksel po mbahet raundi i ri i bisedimeve në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bilsimi dhe Petar Petkoviq.

Sikurse në takimet e tjera  edhe sot palët fillimisht do të kenë takime të ndara me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, e pastaj pritet një takim trepalësh.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha dje se agjenda do të përfshijë nevojën për fillimin e menjëhershëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të dyja palët të bien dakord përfundimisht për përparimin në dialog.


Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori