Raufi për transferimin e “Grupit të Kumanovës”: Nuk pres pengesa, mjafton vullnet nga Kosova

Pothuajse të gjithë shtetasit e Kosovës, të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë duan të transferohen në Kosovë për të vuajtur atje dënimin me burg, për veç Shefqet Hallaçit dhe Hajrush Avdiut. Kështu bëri të ditur për TV21 avokati Naser Raufi.
“Prej klientëve të mi dy refuzojnë të bëjnë transferin Shefket Hallaçi dhe Hajrush Avdia. Shtetas të Republikës së Kosovës unë kam 8 klient, pra 8 të dënuar prej tyre 6 kërkesa unë i kam dorëzuar te ministria e Drejtësisë për transferë, kurse 2 prej tyre refuzojnë të bëjnë procedurën e transferit”, tha Raufi.
Kërkesat për transferim po shqyrtohen në Ministrinë e Drejtësisë. Për kohën se kur pritet që të ndodhin transferimet dhe a pritet që të ketë pengesa, thonë se procedura është komplekse, por sigurojnë se do të veprojnë sipas marrëveshjes bilaterale për transferim të të dënuarve në Republikën e Kosovës dhe sipas legjislacionit të vendit.
“Bëhet fjalë për procedurë komplekse dhe të ngadaltë, në të cilën marrin pjesë më shumë subjekte dhe në të cilën duhet të përmbushen më shumë kritere. Për shkak se procedura zhvillohet para organeve tona, vendin prej nga janë personat informohet atëherë kur përfundon e gjithë procedura, që e njëjta të vazhdojë pastaj para institucioneve të tyre”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Se shtetasit e Kosovës duan të vuajnë dënimin me burg në vendin e tyre të lindjes, organet e Kosovës do të informohen pasi që procedura të përfundojë në vendin tonë. Megjithatë Raufi, nuk sheh ndonjë pengesë, shton se është i nevojshëm vetëm vullneti nga ana e Kosovës.
“Kemi kontaktuar me ministren, kam kontakte edhe me ambasadën e Kosovës. Janë të përfshirë në këtë situatën e transferit dhe kemi edhe ndihmën e tyre edhe të ambasadës, por edhe të ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Ne si avokat kemi qenë edhe në Prishtinë dhe presim që në një periudhë të afërt kohore të zhvillohet dhe realizohet procedura e transferit”, tha Raufi.
Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk iu përgjigj TV21 nëse do t’i pranojnë shtetasit e tyre për të vuajtur dënimin me burg të përjetshëm për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm, ndërsa muaj më parë Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesat e të dënuarve si të pabazë dhe vendosi se nuk do të ketë rigjykim të rastit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë