Komuna e Rahovecit është goditur nga vërshimet, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë gjithë vendin në këto ditët e fundit.

Disa fshatra të kësaj komune janë duke hasur në vështirësi, pasi vërshimet kanë kapluar shpejtë zonën.


Në fshatin Fortesë është një gjendje më e rënduar, pasi vërshimet kanë prekur të gjithë pjesën, duke hyrë edhe nëpër shtëpi.



Gjendje e rënduar është edhe në Ratkoc, aty ku vërshimet kanë arritur të depërtojnë po ashtu nëpër shtëpi banimi.

Qytetarëve u është bërë thirrje nga autoritetet për kujdes të shtuar, pasi edhe në ditët në vijim pritet të ketë reshje shiu. /Telegrafi/