LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Kumanovës, dëshmojnë Malisheva dhe Shehu

Rasti i Kumanovës, dëshmojnë Malisheva dhe Shehu

Seanca gjyqësorë për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve, me ç’rast i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva u shpreh se nuk është terrorist edhe asnjëherë nuk ka bërë vepra terroriste, madje as gjatë konfliktit të vitit 2001.

Malisheva tha se prokuroria dhe avokatët nuk janë të përkushtuar dhe nuk janë duke bërë hetime se kush e ka organizuar rastin e Kumanovës. Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të akuzuarit mos të ofendojnë shtetin dhe prokurorinë.

Ndërsa i akzuari Demë Shehu tha se ai nuk është terroristë dhe ka ardhur të luftoj për kauzën kombëtare, ai përmendi edhe Mirsadin Ndrecajn dhe Beg Rizajn në lidhje me dorëzimin e tyre, njofton Alsat-M.


Thuajse të gjithë të akuzuarit kanë mohuar veprën terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni kanë ardhur për të ndihmuar kauzën kombëtare. Në vij të njëjtë edhe pala mbrojtëse. Ndërsa Sevdail Miftari tha se në qelinë e burgut është kërcënuar nga një gardian vetëm e vetëm që të mos e përmend emrin e dëshmitarit tashmë të ndjerë. Nimetulla Abdulahu.

Të akuzuarit Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallqi bojkotuan seancën gjyqësore. Hallaqi para daljes pyeti Prokurorinë nëse ka marr në pyetje Shenasi Memetin. Por gjykatësja ju përgjigj se një gjë të tillë nuk e ka lejuar Agjencia për Inteligjencë. Seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdojë me 20 shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori