Mbrëmë bëri bujë lajmi se do të mbyllet organizata ekologjike ”Eco Guerilla” e cila kohëve të fundit ka organizuar protesta dhe reagime ndaj pushtetit në lidhje me ndotjen e qytetit të Tetovës dhe shtimin e deponive të egra nëpër qytete ku kryesisht ka shqiptarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga udhëheqësia e ”Eco Guerilla” është distancuar analisti politik Xhelal Neziri me arsyetimin se vendimet janë marrë nga dy-tre persona dhe se nuk janë organizuar mbledhje, edhe pse janë kërkuar nga udhëheqësia.
”Lëvizja qytetare Ecoguerilla lindi në vitin 2013 si një reagim kundër ndotjes kancerogjene në Tetovë dhe më gjerë, duke mëtuar të organizojë një presion ndaj institucioneve të shtetit për respektimin e të drejtës kushtetuese dhe universale të qytetarit për një ambient të pastër. Ky grup joformal i aktivistëve vinin nga profesione të ndryshme, por që i bashkonte ky qëllim human dhe fisnik. Qasja jonë ishte të mbahen dyert e hapura për çdonjërin që i beson kësaj kauze dhe për çdonjërin që është i gatshëm vetëm të japë për këtë qëllim, e jo të përfitojë. Parimet bazë mbi të cilat u zhvillua kjo iniciativë ishin distancë zero ndaj partive politike dhe presion i vazhdueshëm ndaj institucioneve kompetente. Kur partitë politike na ftonin në debate për ambientin, përgjigjja jonë ishte simbolike – vijmë nëse debati organizohet para Jugohromit si ndotës kryesor. Kur partitë politike na ftonin në protestat tjera, ne refuzonim të marrim pjesë shkaku parimeve mbi të cilat u ngrit Ecoguerilla.
Fatkeqësisht, kohëve të fundit në opinion dolën informacione për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lëvizjes në evenimente të një partie politike, gjë që doli mbi këto parime bazë. Për dallim nga më parë kur gjithçka ishte transparente, në gjashtë muajt e fundit vendimet merren brenda një grupi të ngushtë njerëzish, dy-tre persona, të cilët u pranuan në këtë lëvizje duke shpresuar se do të respektojnë parimet që ishin garanci për mosnjollosen e iniciativës me ngjyra partiake, duke siguruar kështu jetëgjatësinë e saj. Në këtë periudhë nuk është organizuar asnjë mbledhje, edhe perskaj kërkesave të themeluesve.
Andaj, ne si nismëtarë dhe themelues distancohemi nga veprimet dhe vendimet e lëvizjes të marra në periudhën e fundit, sidomos nga pjesëmarrja në evenimente partiake. Ne garantojmë se ideja dhe iniciativa për një ambient të pastër do të vazhdojë më tutje, si një kauzë apartiake dhe pa prapavijë përfituese.” thuhet në reagimin e disa personave që sipas shkrimit nënshkruhen si themelues të ”Eco Guerilla”, përkrah Xhelal Nezirit si bashkëthemelues të kësaj organizate.
Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i organizatës ”Eco Guerilla”
”Eco Guerilla vazhdon të funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë aq sa të ketë nevojë mbrojtja e mjedisit.
Themelues, anëtarë e udhëheqës të saj mund të vijnë e të largohen në çdo kohë, por kjo organizatë nuk i shërben një, dy apo tre individëve, por i shërben një koncepti, mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Për gjithë qytetarët, ndjekësit dhe aktivistët tanë të cilët mund të jenë shqetësuar nga këto gënjeshtra të plasuara në mediat qeveritare, më poshtë po plasojmë aktin e themelimit të organizatës Eco Guerilla ku do shihni emrat dhe mbiemrat e themeluesve të saj.
Eco Guerilla nuk mbyllet, përkundrazi sapo ka ndezur motorët në fuqi të plotë për të sjellë para çdo qytetari një pasqyrë të saktë se kush janë fajtorët e ndotjes, cili është roli i tyre dhe çfarë ata (nuk) kanë bërë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e gjithë neve.” thuhet në demantin e publikuar në llogaritë e tyre sociale, ku nënshkruhen pesë anëtarët tjerë të themelimit: Arianit Xhaferi, Merita Maksuti, Ngadhnjim Mehmeti, Vesel Qazimi, Gëzim Qaili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025