LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Almirit, Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq

Rasti i Almirit, Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq

Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun.

Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor.

“Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti marrë parasysh në mënyrë serioze kërkesat tona”, deklaroi Asmir Alispahiq, avokat i familjes Aliu.


Ndaj lartësisë së dënimit për të akuzuarin e parë Boban Iliq është ankuar edhe avokati i tij Stevan Pavllevski i cili kërkon nga Gjykata e Apelit që vepra të cilësohet si nevojë ekstreme. Për rastin e Almirit, i akuzuari i parë Iliç u dënua me 6 vite e gjysmë burg, ndërsa prindi Almirit dhe dy të afërmit e tij me 9 dhe 6 muaj burg efektiv.

Ndonëse gjatë procedurës gjyqësore ishin bërë lëshime të mëdha ligjore, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk i kishte marr parasysh. Akuza në fillim ishte kualifikuar si vrasje me paramendim, ndërsa pas referimit të lëndës në Prokurorinë Republikane, akuza u rikualifikua në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Gjatë procedurës, ekspertiza neuropsikiatrike ishte bërë nga ekspert pa licenca të vlefshme./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori