Bojan Iliq dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit në rastin e Almir Aliut. Vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, i cili ishte në veturë natën kur u shtyp për vdekje Almiri 4 vjeçar, para trupit gjykues dha deklaratë kundërthënëse. Ai tha se nga shmangja e parë me veturë kanë kthyer në anë të majtë dhe janë gjetur para një trari. Ndërsa rruga për të cilën dëshmoi ai, në fakt ndodhet në të djathtë. Më pas në pyetjen e prokurores së lëndës Suzana Kusigerska, Bojan Iliq tha se paraprakisht nuk ka thënë se janë kthyer në anën e majtë.
“Isha në veturë, në anën e djathtë të shoferit. Duke u shmangur, në fund të rrugës kthyem në të majtë, para nesh kishte një tra. Nuk më kujtohet sa persona kanë qenë rreth nesh. Pas goditjes mu hap dera por nuk e di nga kush. Një personi me bluzë të bardhë nga dora ia mora një shufër hekuri dhe kam goditur disa persona duke lëvizur dhe duke tentuar të shpëtoj vëllain tim. Sa i përket veturës, po e kemi rregulluar. Për riparimin kam pëlqim nga Prokuroria Themelore e Kumanovës. Vetura ishte në shitje por nuk është më”, tha Bojan Iliq, vëllai i Boban Iliqit.
Pala e dëmtuar reagoi ashpër ndaj pyetjeve të prokurores Kusigerska pasi e njëjta, dëshmitarit i bënte pyetje të drejtpërdrejta. Avokati i familjes Aliu, qasjen e Kusigerskas e quan avokaturë dhe tendencë për rikualifikim.
“Tentimet për rikualifikim të veprës bëhen nga ana e Prokurores Suzana Kusigerska. Në pyetjet e kryqëzuara impononte përgjigje të cilat i duhen asaj me qëllim që rikualifikimin ta bëj në fjalët përfundimtare. Në çdo mënyrë tenton që të parashtroj pyetje që i konvenojnë asaj, si në pjesën e lëvizjes së veturë, mos ndjekjen penale të Bojan Iliçit dhe rikualifikimin e mundësh krejt në fund”, deklaroi avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.
Veçmas dëshmitarit të parë, para trupit gjykues dëshmoi edhe Tanja Dimokovska. Seanca për rastin e Almir Aliut ka nisur nga fillimi. Prokuroria Publike ka qëndruar në akuzën e njëjtën, pavarësisht vendimit të Prokurorisë Republikane për rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”. Për rikualifikimin Kryeprokurori Ljubomir Joveski tha se “për” rikualifikimit është vendosur për shkak të pamundësisë për të konstatuar paramendimin tek i akuzuari Boban Iliq. Deklarata e tij nxiti reagime dhe protesta. Pala dëmtuar në seancën paraprake propozoi dëshmi, por dëshmitarët okular nuk u pranuan nga ana e trupit gjykues. Në rastin e Almir Aliut tre persona akuzohen për dhunë: Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, ndërsa Boban Iliq akuzohet për vrasje. Jashtë akuze mbetet Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit për vrasje. Vrasja e Almir 4 vjeçar ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, si pasojë e goditjes më veturë nga agresori Boban Iliç pas një zënke paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit për vrasje. Seanca e radhës u caktua më 15 mars ku edhe do të thuhen fjalët përfundimtare./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-380x233.jpg)
“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit
![LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/07/Rruget-e-Maqedonise-380x233.jpg)
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
![Moti sot në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/03/Vranesira--380x233.jpg)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/oksana-e1739572923698-780x439.jpg)
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara