Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur se si ka kaluar nata në Banjskë të Zveçanit, për zhvillimet e fundit atje dhe rreth deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçijq.
Sipas tij, nata në Banjska ka kaluar e qetë, pavarësisht se ngjarja tragjike e ndodhur dje, fatkeqësisht do të prodhojë disa efekte të reja, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në aksion një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim, është absolutisht jonormale”, ka thënë fillimisht Rashiq.
Kjo, sipas tij, i vë serbët nën presionin dhe stresin që ndodh çdo ditë jo vetëm afër Banjskës por edhe në të gjitha vendet e tjera ku ata jetojnë.
Ai ka komentuar edhe konferencën për shtyp të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, “aty u konfirmua edhe një herë se presidenti Vuçiq nuk mund të thotë asnjë fjali të zgjatur pa gënjeshtra, insinuata dhe manipulime”.
Ndryshe, Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.
Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë.
Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.
Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij