Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se marrëveshja e dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt në Bruksel është e mirë.
Mirëpo ai tha se e njëjta duhet të nënshkruhet dhe në bazë të këtyre rrethanave mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja apo jo e Listës Serbe në zgjedhjet në veri në muajin prill.
“Marrëveshja është e mirë. Në veçanti mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, tha ai.
Në konferencë për medie të premten, Rashiq foli edhe për nenin shtatë të ujdisë së propozuar nga Bashkimi Evropian, por tha se deri tani nuk e di se si do të determinohet termi ‘vetëqeverisje’, të komunitetit serb në Kosovë.
“Marrëveshja thotë se kryeministri apo qeveria duhet të ketë dyert të hapura sa i përket përfaqësueseve të vetëqeverisjeve të thënë ashtu. Edhe pse vetëqeverisje deri në këtë moment nuk dihet se çka mund të prezantohet, të gjithë mund të supozojmë se çka është, por derisa nuk ka një propozim konkret nuk ka nevojë. Jemi ardh deri në këtë moment që spekulimet dalin në rrugën e gabuar, kështu që unë deri sa nuk e shoh dhe nuk jam pjesë e takimeve në të cilët po diskutohet kjo çështje, nuk do të isha ngutur se nuk ka nevojë”, shtoi Rashiq.
I pyetur për pjesëmarrjen ose jo të Listës Serbe në zgjedhjet në veri, Rashiq tha se nëse nuk nënshkruhet marrëveshja, nuk beson se Lista Serbe do të jetë pjesë e zgjedhjeve në prill.
“Afati për paraqitje të kandidatëve të ri në proces është hapur, nuk e di se kur është ai afat. Nëse nuk bëhet ndonjë konfirmim i marrëveshjes, pasi kemi pasur rastin vetëm konfirmim verbal, nuk besoj se Lista Serbe do të merr pjesë, pasi sikur e dina, ata nuk janë një subjekt politik i pavarur. Ata janë vetëm pajisje në duar të regjimit të Beogradit, pasi dihet se kush e udhëheq Serbinë në këtë moment. Nëse bëhet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje, atëherë kjo do të jetë e mundshme që Lista Serbe të merr pjesë”, deklaroi ai.
Mirëpo, ai tha se kjo teorikisht nuk e pengon legalitetin e zgjedhjeve në veri, pasi çdo kandidat edhe me një votë e fiton të drejtën të jetë në krye të institucioneve.
Ai bëri thirrje komunitetit serb që të dalin masovikisht në zgjedhjet muajin e ardhshëm në veri, derisa nënvizoi se gabimi më i madh i BE-së, ka qenë që nuk e ka fuqizuar pluralizmin politik në komunitetin serb në Kosovë.
“Legjitimiteti nuk e pengon legalitetin, teorikisht nuk ka ndodhur deri tash. Me një votë, kryetari që fiton e ka legalitet. Përndryshe, unë e konsideroj se do të ishte e keqe të ndodh një gjë e tillë, që mos të kandidojnë në zgjedhje, qoftë Lista Serbe apo të tjerët. Unë do të kisha preferuar që të bëhet thirrje për një dalje masovike pa presion.
E di se kjo nuk është e mundshme për regjimin në Beograd, por nëse flasim për pluralizmin ndoshta ndonjë akt simbolike mund të bëjnë në atë drejtim. Nuk pres që kjo në të vërtet të ndodh, por unë gjithmonë kam thënë se është gabimi më i madh edhe i Brukselit që nuk e ka fuqizuar pluralizmin në komunitetin serb në Kosovë dhe kjo tash po reflekton. Dhjetë vite pas po e shohim se kjo është gabim fatal”, theksoi ai.
Këto komente Rashiq i bëri pasi lansoi databazën e re për procesin e aplikimit të subvencioneve që bënë Ministria për Komunitete dhe Kthim.
“Po implementojmë një sistem shtesë. Është një databazë e re që për herë të parë po implementohen në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, prej aktivizimit të data bazës do t’i kemi të dhënat për të gjithë ata që janë qoftë pjesë e aplikacioneve, apo procesit të kthimit apo çfarëdo qoftë informacion tjetër apo strukturë tjetër kur aplikohet tek ne”, tha ai.
Pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave të katër komunat në veri, zgjedhjet ishin paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo pas tensioneve të krijuara atje, presidentja Vjosa Osmani vendosi që t’i shtynte zgjedhjet për në fund të muajit prill të këtij viti. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame