Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë do të luajnë sot (e hënë) mes vete në kuadër të ndeshjes së vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.


Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për dy liderët e përfaqësueseve respektive.

Te Kosova lojtari i cili mund ta vendos ndeshjen llogaritet sulmuesi anësor, Milot Rashica, i cili shënoi golin ndaj Malit të Zi.

Në anën tjetër, te Bullgaria lojtari i cili mund ta vendos ndeshjen llogaritet kapiteni Ivelin Popov, i cili dhuroi asistimin e fundit te kombëtarja e tij dhe është golashënuesi më i mirë aktualisht me 14 gola. /Telegrafi/

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 51 Milot Rashica (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

telegrafi sport app