Milot Rashica mund të jetë pranë një rikthimi në Bundesliga. Pas interesimit për mbrojtësin qendror gjerman Felix Uduokhai, Besiktasi ka marrë një tjetër ofertë nga Gjermania, kësaj radhe për anësorin kosovar.

Sipas raportimeve nga gazeta e madhe turke 'Fanatik', Hoffenheim ka shfaqur interes konkret për Rashicën dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.


Mësohet se klubi gjerman ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, duke përfshirë anësorin çek Adam Hlozek si pjesë të paketës.

Rashica së fundmi shënoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Beşiktaşit, në ndeshjen e Kupës ndaj Keçiorengucu.


Futbollisti 29-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit turk, duke realizuar 12 gola dhe dhënë 22 asistime në të gjitha garat.

Përvoja e tij e mëparshme në Bundesligë me Werder Bremen e bën Rashicën një profil tërheqës për klubet gjermane, ndërsa e ardhmja e tij pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të zhvillimit të bisedimeve mes palëve.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Rashica te Hoffenheim do t'i bashkohej futbollistëve të tjerë nga Kosova te kjo skuadër si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. /Telegrafi/

telegrafi sport app