Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Në Frankfurt të Gjermanisë është hedhur shorti, derisa Kosova ndodhet në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra.
Dardanët do të kenë punë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën për një vend në evropianin e vitit 2024.
Telegrafi ka kontaktuar njërin nga futbollistët më të mirë të Dardanëve, Elbasan Rashanin i cili ka folur për shortin.
Sulmuesi i skuadrës elitare franceze Clermont ka thënë se është një grup interesant, ku mund edhe të tentojnë mrekullinë.
“Ditën e diel kisha ndeshje nga ora 15:00, derisa e kam përcjellë shortin me shumë vëmendje dhe emocione nga stadiumi”.
“Kam dashur të jemi në një grup me gjashtë skuadra dhe ishim me fat për këtë pjesë, por sa i përket kundërshtarëve është një grup shumë interesant”, tha Rashani për Telegrafin.
29-vjeçari thotë se Zvicra është favoriti kryesor për ta fituar grupin, derisa për vendin e dytë mbetet lufta e hapur.
“Zvicra është kundërshtari më i vështirë dhe njëherit favoriti kryesor për atë pozitën e parë. Gjithsesi ne duhet të luftojmë si ndaj Zvicrës ashtu edhe ndaj të gjithë kundërshtarëve shumë për të marrë më të mirën”.
“Na presin 10 ndeshje para vetës ku duhet të japim maksimumin. Është short interesant dhe i mirë për ne duke marrë parasysh se kemi shmangur kundërshtarë shumë më të fortë”.
“Izraeli dhe Rumania janë më lartë se ne në vazo, por ne nuk jemi inferiorë ndaj tyre. Duhet të futemi në fushë dhe të luftojmë për të arritur rezultatet që duam”, tha Rashani.
Sa i përket kualifikimit të mundshëm në Euro 2024, Rashani thotë se nuk është i pamundur.
“Asgjë nuk është e pamundur. Natyrisht që dëshira e gjithë futbollistëve është të shkojnë në evropian dhe për ta bërë ëndrrën realitet na duhet të luftojmë shumë dhe mund të bëjmë mrekulli duke zënë vendin e dytë”.
“Ne nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, do t’i respektojmë të gjithë, por normalisht do të synojmë vendin e dytë për të shkuar në Kampionatin Evropian”, u shpreh Rashani.
Ish-anëtari i Brondby, Rosenborg, Odd e Erzurum ka thënë se përballjet me Zvicrën do të jenë ato më specialet, duke marrë parasysh edhe lidhjen që kanë dy vendet dhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në shtetin helvetik.
“Dy ndeshjet speciale sigurisht që do të jenë ato me Zvicrën. Ne do t’i zhvillojmë dyja ndeshjet me tifozët tanë, këtë po e them pasi edhe në ndeshjen në Zvicër sigurisht që 80 për qind e tifozëve do të jenë në përkrahjen tonë dhe mendoj se kjo është një përparësi e jona. Gjithsesi po e them përsëri se rolin kryesor në fund do ta kemi ne futbollistët dhe fatin tonë do ta vendosim vet ne. Uroj që të bëjmë atë ëndrrën e madhe realitet dhe të shkojmë në Evropian”, deklaroi Rashani.
Rashani është ndër lojtarët më të vjetër që luan për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi vushtrriasi ishte bashkuar me Dardanët që nga viti 2015.

Ai gjithmonë ka qenë një lojtar që është përdorur si ‘xhoker’ pasi momentin që u futke në lojë gjithmonë ka asistuar ose shënuar duke lënë përshtypje shumë të mira.
Gjithsesi vitin e fundit Rashani ka bërë një ngritje të jashtëzakonshme në karrierë duke luajtur në Ligue 1 me Clermontin si dhe ka zënë vendin e titullarit te Kosova ku sot është njëri nga më të rëndësishmit për trajnerin Alain Giresse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Arsenali barazon në Londër me PSV Eindhoven, por kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët