LAJMI I FUNDIT:

Raportimet për arrestimin e kryeshefit, nga KRU “Gjakova” thonë se është në pushim vjetor

Raportimet për arrestimin e kryeshefit, nga KRU “Gjakova” thonë se është në pushim vjetor

Mediat në Kosovë po raportojnë se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Siç raportojnë mediat vendore, arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh më 19 shkurt 2024. Siç raporton Reporteri ai u kap nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime.

Sipas këtij mediumi, atij, një gjykatë e qarkut bullgare i ka caktuar masën e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali.


Dyshimet janë se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus, dyshohet se ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara përmes saj.

Ndërkaq, Telegrafi kontaktoi zyrtarë të KRU “Gjakova”, të cilët thanë se Hasani është në pushim vjetor.

“Kryeshefi është në pushim vjetor”, thanë shkurt nga “KRU Gjakova”.

Telegrafi po ashtu ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe në Policinë e Kosovës dhe ende nuk ka marrë një përgjigje.

Hasan Krasniqi ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori