Raporti që tregon se sa përdoret interneti në Kosovë, për çka përdoret dhe nga cilat mosha e gjini më shumë

Se Kosova ka popullsi të re dhe se kosovarët kanë qasje në internet ky nuk është lajm.Çështja është se për çka përdoret interneti në Kosovë, cilat mosha e përdorin më shumë, për çfarë lloj shërbimesh edhe kur e përdorin më shumë, cilat grup mosha e nga cila gjini përdoret më shumë, por edhe kur përdoret më së shumti, a përdoret për blerje ose për të porositur mallra dhe shërbime?Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar në fund të vitit 2019 tregon rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për vitin 2019 nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç, shkruan Telegrafi.Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2019 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 93.2%, ndërsa 6.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.
Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.


“Prej 93.2% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fikse dhe mobile, 91.2% janë shërbyer përmes linjës fikse, ndërsa 39.6% përmes linjës mobile. Në krahasim me vitin 2018 vërehet se nuk ka pasur ndryshim në përqindje në linjës fix dhe mobile, rritje ka pasur edhe në përdorimin e internetit nga linja fikse prej 1 për qind, ndërsa në linja mobil ka pasur rritje prej 15 për qind. Të intervistuarit janë pyetur për linjën broadband si psh. DSL, ADSL,VDSL, internet kabllor, internet satelitor, rrjete WiFi. Në linjën mobile Broadband është përfshirë linja përmes rrjetit të telefonisë mobile, në 3G (p.sh. UMTS), duke përdorur (SIM) kartë ose USB, telefon celular ose telefonin e mençur”, shkruan në raportin e ASK-së. Raporti i plotë./Telegrafi/.









































