LAJMI I FUNDIT:

Raporti i OKB-së argumentoi se ngrohja globale mund t’i bëjë pjesët e botës të pabanueshme – vendet e rrezikuara kanë frikë nga “zhdukja”

Raporti i OKB-së argumentoi se ngrohja globale mund t’i bëjë pjesët e botës të pabanueshme – vendet e rrezikuara kanë frikë nga “zhdukja”

Vendet më të prekshme nga ndryshimet klimatike kanë paralajmëruar se janë në “prag të zhdukjes”, nëse nuk ndërmerren veprime.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, paralajmërimi nga një grup vendesh në zhvillim vjen pasi një raport historik i OKB-së argumentoi se ngrohja globale mund t’i bëjë pjesët e botës të pabanueshme.

Udhëheqësit botërorë përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, e kanë quajtur raportin një “thirrje zgjimi për botën”.


Por disa nga reagimet më të forta ndaj gjetjeve të raportit kanë ardhur nga vendet që mund të goditen më keq.

“Ne po paguajmë me jetën tonë për karbonin që dikush tjetër emeton”, tha Mohamed Nasheed, një ish president i Maldiveve, që përfaqëson pothuajse 50 vende që janë të prekshme nga efektet e ndryshimit klimatik.

Maldivet janë vendi me shtrirje më të ulët në botë dhe Nasheed tha se parashikimet e Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) do të ishin “shkatërruese” për vendin, duke e vënë atë në “buzë të zhdukjes”.

Sipas raportit të fundit të IPCC, valët e nxehtësisë, reshjet e mëdha të shiut dhe thatësira do të bëhen më të zakonshme dhe ekstreme. Shefi i OKB-së e ka etiketuar atë një “kod të kuq për njerëzimin”.

Raporti thotë se ka prova “pa mëdyshje” që njerëzit janë fajtorë për rritjen e temperaturave. Brenda dy dekadave të ardhshme, temperaturat ka të ngjarë të rriten 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, thuhet më tej në raport.

Kjo mund të çojë në rritjen e nivelit të detit me gjysmë metër, por një rritje prej 2 metrash deri në fund të shekullit nuk mund të përjashtohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Amerika
Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Amerika
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Amerika
Kalo në kategori