Raporti i KE-së për shëndetësinë në Maqedoni: Po mbesim pa specialistë!

Sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët shkojnë në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit, vlerëson Komisioni evropian në Raportin e publikuar kohë më parë për përparimin e vendit. Në Raport vlerësohet se qasja drejt mjekëve specialistë në shëndetësinë publike mbetet problematike. “Edhe krahas sigurimit të rrogave të rritura me qëllim që të ruhen punonjësit, sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët po shpërngulen në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit. Personeli vazhdon me nevojën për trajnim të specializuar për shfrytëzim të pajisjes së avancuar shëndetësore”, thekson KE.
Lidhur me refundimin e mjeteve që paguhen për shërbime shëndetësore, nga KE vlerësojnë se pacientët paguajnë përafërsisht një të tretën e të gjitha shërbimeve shëndetësore pa u refunduar, me çka rriten dallimet sociale. Në pjesën ku KE flet për pandeminë me Kovid-19, ceket se gjatë valës së tretë u përmbushën 90 për qind të shtretërve spitalorë në sistemin shëndetësor publik. Për vaksinimin, ceket, se deri në fillimin e tetorit të këtij viti, tërësisht janë vaksinuar rreth 35 për qind e popullatës, si dhe se plani nacional parasheh deri në fund të vitit të imunizohen 60 për qind e popullatës. “Vaksinimi filloi në shkurt të vitit 2021, ndërsa në pajtim me planin nacional deri në fund të vitit 2021 60 për qind e popullatës duhet të jetë e vaksinuar kundër koronavirusit. Rreth 35 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht deri në fillim të tetorit 2021”, thuhet në Raport.
Eurokomisioni shton se Maqedonia e Veriut iu është përgjigjur pozitivisht mekanizmave për mbështetje të BE-së prej të cilave fillimisht ishin rezervuar për vendet anëtare të Unionit për zgjidhje të pasojave nga pandemia me Kovid-19. “(Vendi) u bë anëtare e Marrëveshjes për furnizim të përbashkët të mjeteve mjekësore, si dhe vëzhguese në Komitetin për siguri shëndetësore në BE, që siguron qasje drejt Sistemit për paralajmërim të hershëm dhe përgjigje të BE-së. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, i siguron informatat drejt sistemit për grumbullim të të dhënave të Komisionit për Kovid-19 dhe emëroi përfaqësues në Qendrën evropiane për kontroll dhe preventivë të sëmundjes”, thuhet në Raport.
Në pjesën kushtuar sëmundjeve, Eurokomisioni konstaton se niveli i financimit për skrining të kancerit është i pamjaftueshëm, ndërsa të dhënat nga regjistrat nacional dhe rajonal për kancer nuk janë publikisht të kapshëm. Programi nacional për zbulim të hershëm të kancerit fillimisht duhet të implementohet, thonë nga Komisioni evropian. “Nevojiten financa adekuate dhe përkushtim i mëtutjeshëm me qëllim që të harmonizohen rregullat nacionale me të drejtën e BE-së”, ceket në Raport. Për sëmundjet bartëse, Komisioni evropian vlerëson se vendi pjesërisht është i harmonizuar me të drejtën e Unionit Evropian dhe rekomandon miratim të Strategjisë së re shumëvjeçare për luftën kundër HIV nga ana e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?