LAJMI I FUNDIT:

Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë (Video)

Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë (Video)

Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia me një mjet të fortë. Kështu tha avokati i familjes Dehari Tomë Gashi pasi që ka marrë raportin e Mjekësisë Ligjore.

“Në raport thuhet se Astriti ka vdekur nga asfiksia i shkaktuar nga një mjet i fortë. Ne do ta studiojmë këtë raport dhe do të dalim me një komunikatë”, tha Gashi.

Raporti i autopsisë për Astrit Deharin është gati, atë e disponon edhe prokurori Sylë Hoxha
Lexo po ashtu Raporti i autopsisë për Astrit Deharin është gati, atë e disponon edhe prokurori Sylë Hoxha

Avokati i Deharëve ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me atë që Prokuroria nuk ka lejuar që provat dhe fotografitë nga qelia ku ishte Astrit Dehari t’i ketë në dispozicion.


I pyetur nëse në raport të autopsisë ceket edhe se kush e ka shkaktuar asfiksinë Gashi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore jep vetëm shkakun e vdekjes ndërsa me provat tjera do të merret Prokuroria.

Gashi edhe njëherë ka kërkuar nga prokurori i çështjes që të gjithë materialin që posedojnë ta kenë edhe ekspertët e angazhuar nga familja e Astrit Deharit.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit.

Ai dyshohej për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht. /Telegrafi/