Senatori amerikan Rand Paul ka rezultuar pozitiv me coronavirus, duke u bërë anëtar i tretë i Kongresit dhe senatori i parë që konfirmon infeksionin.

Paul ka dalë pozitiv për coronavirusin, tha një zëdhënës sot, dhe Paul u bërë senatori i parë i njohur që u kontraktua me këtë sëmundje, transmeton Telegrafi.

“Senatori Rand Paul ka dalë pozitiv për COVID-19. Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptomatik. Ai kishte udhëtuar në shumë vende dhe kishte shkuar në shumë ngjarje”, tha Sergio Gor, zëdhënësi i Paul.

Gor shtoi se Paul “nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti të drejtpërdrejtë me ndonjë person të infektuar”.

Rand Paul është senatori i parë dhe ligjvënësi i tretë në përgjithësi që njoftoi se kishte COVID-19.

Më herët republikanët Mario Diaz-Balart dhe Ben Adams thanë javën e kaluar ata kishin dalë pozitivë në testet për coronavirus. /Telegrafi/