LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj i shpreh ngushëllime familjes Himaj për vdekjen e të riut që u gjet brenda shtëpisë së djegur në Lloqan të Deçanit

Ramosaj i shpreh ngushëllime familjes Himaj për vdekjen e të riut që u gjet brenda shtëpisë së djegur në Lloqan të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka quajtur të rëndë e edhe pikëllues lajmin për vdekjen e të riut i cili është gjetur në një shtëpi të djegur në Lloqan të Deçanit.

Ramosaj ka shprehur ngushëllime familjarëve të të riut.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.


Gjendet trupi i karbonizuar i një personi në një shtëpi të djegur në Deçan
Lexo po ashtu Gjendet trupi i karbonizuar i një personi në një shtëpi të djegur në Deçan

Ndryshe, një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Lloqan të Deçanit, ku në një shtëpi e cila është djegur është gjetur një trup i djegur po ashtu.

Vdekja e personit është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Rugova shtoi se, “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”, ka deklaruar Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori