LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Ministri Vitia ta tërheq vendimin, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ramosaj: Ministri Vitia ta tërheq vendimin, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Pas vendimit të mbrëmshëm të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia për masa më rigoroze sa i përket kufizimit të lëvizjes, qytetarët e komunës së Deçanit kanë shkaktuar kaos në qytet.

Bankat, marketet, e operatorët ekonomikë janë stërmbushur, e për këtë kryetari i kësaj komune i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet vendimi, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.


Ndër të tjera, Bashkim Ramosaj në një intervistë për KosovaPress thotë se kryetarët e komunave nuk janë konsultuar për këto vendime nga niveli qendror.

Deri më tani Ramosaj thotë se janë bërë 26 testime ku është dyshuar për virusin COVID-19, por ende nuk ka rezultuar ndonjë rast pozitiv.

Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se pas karantinimit të Prishtinës, shumë qytetarë janë kthyer në Deçan dhe se do të ketë mundësi të përhapjes së këtij virusi.

“Deri më tani në Deçan nuk ka ndonjë rast me coronavirus, mirëpo as nuk ka ndonjë rast të dyshuar. Për më tepër, këto dy ditët e fundit shqetësimi jonë është tej mase i madh për shkak të dy-tri analizave që i kemi bërë në terren, duke filluar prej ditës së djeshme, shumë qytetarë, të cilët kanë jetuar në Prishtinë e tash dihet që është prekur si qytet me virusin corona, janë kthyer ne Deçan. E kemi bërë një evidencë prej të cilëve kemi kërkuar për t’u përmbajtur dhe të vetë izolohen në një farë mënyre”, tha ai.

Pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus, Ramosaj tregon se gjatë ditës së djeshme ka marrë disa vendime, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit. Ndër të tjera, thekson se ato lokale që nuk do të respektojnë masat, do të mbyllen.

“Ne dje kemi nxjerrë një vendim ku kemi kërkuar që të ndalohet posta e shpejtë, apo online prej qyteteve tjera që vijnë në Deçan, dhe njëkohësisht kemi kërkuar prej ekipeve ndërtuese që të mos vinë prej komunave tjera në Deçan, për shkak se mund të ketë pasoja sa i përket shpërndarjes të virusit korona. Në të njëjtën kohë kemi nxjerrë një vendim që ia kemi dërguar sot të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonomikë të cilët janë të lejuar për të punuar në këtë kohë që të kenë kujdes me masa shtesë dhe masa mbrojtëse, duke e llogaritur edhe mbajtjen e distancës. Ne do të mbyllim lokalet, të cilat nuk respektojnë këto masa”, tha Ramosaj.

Bashkim Ramosaj tregon se nuk janë konsultuar nga Ministria e Shëndetësisë për masat shtesë që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Për këtë, ai thotë se sot është shkaktuar kaos në Deçan.

“Vendimi i mbrëmshëm i ministrit Vitia me masat shtesë dhe tepër rigoroze e ka shkaktuar një kaos të vërtetë sot në Komunën e Deçanit, por besoj edhe në gjithë Republikën e Kosovës. Ku njerëzit në fluks tepër të madh iu kanë drejtuar marketeve për furnizim, dhe po ashtu iu kanë drejtuar edhe bankave për hapje të xhiro llogarive, për shkak të një afere e cila po qarkullon, se kinse qeveria çdo qytetari do t’ia dërgojë 130 euro në konto personale në këtë kohë. Po duket që duhet të jetë keqkuptim. Të gjitha bizneset e Kosovës në fluks tepër të madh kanë arritur në administratën e komunës, ku kërkojnë leje për qarkullim brenda territorit të komunës së Deçanit”, deklaron ai.

Veç tjerash, Ramosaj kërkon nga niveli qendror që të ndryshohen këtë masa, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Komunat janë dera e parë që qytetarët përballen me të dhe ne si zyrtarë komunalë përballemi me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Nuk kam dëshirë të shoh komunën time në situatën që po e shoh sot. Deri më tani kemi vepruar drejt dhe i kemi respektuar masat. Kurse nga sot unë jam i pafuqishëm të bëj ndonjë veprim që t’iu jap urdhër Policisë të arrestojë qytetarët e mi apo të marrë ndonjë veprim tjetër. Dhe kërkesa ime për ministrin Vitia dhe qeverinë është që sa më shpejt të publikojë revokimin e këtij vendimi, dhe të kërkohet prej Parlamentit të Kosovës që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha Ramosaj.

Sipas tij, QKMF-të janë të pajisura mirë me materiale shëndetësore në komunën që ai udhëheq, megjithatë thotë se furnizimet kanë qenë të vështira. Në anën tjetër, kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos shtohet fluksi i personave të prekur me coronavirus.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur mbrëmë që nga data 15 prill, qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive vetëm një herë në ditë, dhe atë për vetëm një orë e gjysmë sa për të kryer furnizimet me artikuj të domosdoshëm ushqimorë ose obligime tjera financiare. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori