LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj flet pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”, insiston që Komuna e Deçanit të ketë në menaxhim ujin e pijes

Ramosaj flet pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”, insiston që Komuna e Deçanit të ketë në menaxhim ujin e pijes

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se i mirëpret veprimet e ndërmarra nga Prokuroria e Pejës lidhur me rastin e helmimit të mbi 1,500 qytetarëve të kësaj komune na uji i pijes.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e kësaj komune.

Ndryshe, sot në një konferencë për media Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku bëri të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.


Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”
Lexo po ashtu Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”

Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale që ka të bëjë me helmimet e mbi 1,500  qytetarëve të Deçanit dhe fshatrave përreth, sot më datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale “Mos evitim të rrezikut të përgjithshëm””, ka thënë Juniku.

Postimi i plotë i Ramosajt:

Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferncën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021.

 Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi.

Edhe njëherë, me të drejtë ritheksojmë se: Komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e komunës së Deçanit!
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori