Ramos u lëndua pas ndeshjes me Kosovën, Real Madridi humbet shërbimet e tij për ndeshjet vendimtare

Sergio Ramos ka marrë një dëmtim dhe do të humbasë disa ndeshje vendimtare për Real Madridin.
Mbrojtësi që luajti disa minuta në ndeshjen Spanjë – Kosovë, e ka marr dëmtimi pas ndeshjes.
Pas katër-minutave në ndeshjen kundër Kosovës të mërkurën në mbrëmje, Ramos kreu një seance rikuperimi pas ndeshjes ku ndjeu një dhimbje në muskuj.
Real Madridi e ka konfirmuar lëndimin, ndërsa thuhet se lojtari do të monitorohet, duke mos dhënë detaje për kohën e mungesës.
Sipas medieve spanjolle Ramos pritet të humbasë ndeshjet e ardhshme të Real Madridit kundër Eibar (3 prill), Liverpool (7 prill) dhe Barcelona (10 prill).
Këto janë ndeshjet vendimtare të mbretërve për trofe këtë vit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































