LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon rastin e rëndë në familje: Djalit ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

Rama tregon rastin e rëndë në familje: Djalit ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, quhet ‘’America’s Best Doctor’’, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.

I pyetur nga kryeministri Rama se nga ndryshon një pacient amerikan me një shqiptar, mjeku tha se atje “lajmi thuhet copë” dhe shqiptarët e përjetojnë keq, shkruan Top Channel.

Pas kësaj Rama solli në vëmendje një rast të rëndë në familjen e tij.


Rama tha se djali i tij ishte 15 vjeç kur ia thanë ‘copë’ sëmundjen që kishte dhe për të ishte shumë shokuese.

“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin  ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash..

‘’Më lër të bëj punën time’, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori