LAJMI I FUNDIT:

Rama: Procedura e punësimit në Kosovë ka mbetur e njëjtë si për kinezët si për shqiptarët

Rama: Procedura e punësimit në Kosovë ka mbetur e njëjtë si për kinezët si për shqiptarët

Procedura e punësimit në Kosovë ka mbetur e njëjtë si për kinezët si për shqiptarët. Kështu është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama në konferencën për media tha se, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të bëjnë procedura burokratike për të punuar në Shqipëri, ndërkohë në Kosovë ka mbetur ende procedura.

Ai shpreson se në mbledhjen e muajit mars do të ketë përparime.


“Ministri Qalaj ka marrë një iniciativë të bazuar te dakordësia dhe që ishte në rendin e ditës dhe sot qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të bëjnë procedura burokratike për të punuar në Shqipëri ndërkohë që në Kosovë ka mbetur procedura e njëjtë si për kinezët, si për shqiptarë. Kjo është thjesht çështje burokracie dhe nuk ka lidhje me vullnet in qeverisës që është i plotë dhe sfida jonë, e ndamë edhe së bashku, ta bëjmë makinën burokratike që të lëviz me shpejtësinë e dëshirës tonë dhe në këtë aspekt duke qenë se Albini vjen me energji të reja, është një potencial për të shtyrë më shumë dhe besoj që do të arrijmë të shtyjmë më shumë, në mbledhjen e fund-marsit ma merr mendja do të na gjykoni për faktet dhe jo më për përshëndetjet ceremoniale”, tha Rama.

Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër
Lexo po ashtu Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti janë pajtuar që mbledhja e radhës të mbahet në Shkodër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori