LAJMI I FUNDIT:

Rama mes lotësh flet për regjisoren Berisha: Komuniteti artistik humbi një ikonë, pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj

Rama mes lotësh flet për regjisoren Berisha: Komuniteti artistik humbi një ikonë, pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj
Foto: Screenshot/Facebook

Është duke u mbajtur një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për regjisoren, Vjosa Berisha.

Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur, mbledhjen përkujtimore e ka hapur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka shprehur ngushëllime teksa thekson që janë të pakta fjalët për të përshkruar Vjosën si artiste dhe kontributin që e ka dhënë për kulturën.


Foto: Screenshot/Facebook

“Janë të mangëta fjalët për t’ua lehtësuar dhimbjen për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha, Bashkëndjej me ju në këto ditë të vështira dhe për të gjitha ata që e kanë njohur Vjosën. Komuniteti artistik e humbi një ikonë, një zë të fuqishëm, një producentë të zellshme, lidere në fushën e artit dhe kinematografisë”, ka thënë ai.

“Pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj, këtë mungesë do e ndjejmë edhe në PriFest e në shumë sfera e në ditët që do të na vijnë. Vjosa ka lënë gjurmë të thella në jetën kulturore të kryeqytetit. Ka nxjerr gjithnjë në pah vlerat. Vjosa i ka sjell Prishtinës artistë e filma të nivelit botëror, energji të papërshkrueshme, duke na e zbukuruar qytetin e duke na dhuruar emocione të paharrueshme. Ka dhënë përherë prej vetes energji pozitive dhe dashuri në secilën gjë që e ka bërë. Ajo e jetoi secilin moment. Pa Vjosën, as unë më nuk jam i njëjti. Dhe mungesën po ia ndjej qysh tani. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, tha ai.

Foto: Screenshot/Facebook

Krahas Ramës, Vjosën e ka përkujtuar edhe miku i saj i ngushtë, producenti Yll Uka.

“Është moment shumë i dhimbshëm dhe pikëllues për tu përshëndetur me Vjosa Berishën, e cila i dha aq shumë kulturës dhe artit. Vetëm një zonjë si Vjosa arriti që të krijoj një festival si Prishtina Film Festival, e cila bëri një festival me përmasa botërore”, tha Uka. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori