LAJMI I FUNDIT:

Rama: Mbyllja e kazinove, një ndër katër vendimet e rëndësishme të Haradinajt

Rama: Mbyllja e kazinove, një ndër katër vendimet e rëndësishme të Haradinajt

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka përmendur katër vendime që sipas tij do ta nxjerrin mirë Haradinajn në elektorat.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj ka bërë kalkulim duke përdorur ftesën për intervistim nga Specialja, por sipas tij ai ka një pozicion të fortë për katër vendime sa ishte në krye të ekzekutivit.

“Taksa, krijimi i Ushtrisë, ndalja e ndarjes dhe mbyllja e lojërave të fatit. Janë katër vendime që ai sot ka me i prezantua në elektorat, vendime këto të cilat po e nxjerrin në një pozicion shume të mirë në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, thotë se Haradinaj këto vendime do t’ia atribuojë vetes, pavarësisht nëse ka pasur konsensus të gjerë për këto tema.

Rama ka thënë se si qytetarë për të ka rëndësi kur janë marrë këto vendime të mëdha.

“Mua si qytetarë nuk më intereson kush e ka nis një ide të caktuar apo si është bërë, por më intereson kur është bërë. Po flas si qytetarë. Ne mund të kemi dëgjuar për proceset si kanë qenë para dhjetë viteve, por unë i ndjej ato kur dikush e merr vendimin. Më pëlqeu apo jo Albin Kurti, unë duhet të ia respektoj vendimet dhe me ia njohtë. Më pëlqeu apo jo Ramush Haradinaj…”.

Rama ka thënë se akuza të mëdha janë bërë në drejtim të partisë së haradinajt për kazinot, dhe mbylljen e tyre ai do t’i përdorë në fushatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori