LAJMI I FUNDIT:

Rama mbështet grevistët: Kërkesa për listat është e kundërligjshme

Rama mbështet grevistët: Kërkesa për listat është e kundërligjshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama u ka dalë në mbështetje grevistëve në institucionet arsimore dhe administratës, duke thënë se kërkesa e Qeverisë për listat e mësimdhënësve grevistë që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave është e kundërligjshme.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është e drejtë e institucioneve arsimore dhe administratës për grevë, për shkak se pandemia COVID dhe lufta në Ukrainë ndikuan në rritjen enorme të çmimeve, ndërkohë që pagat mbetën të njëjtat.

Rama ndërkaq e ka quajtur të drejtë legjitime që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që sipas tij, është dashur të ndërmerret që moti.


Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave
Lexo po ashtu Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave

“Ndërkohë, shtatori sapo nisi dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më parë”, ka shkruar Rama.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve. /Telegrafi/