Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot marrëdhënien e tij me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në lidhje edhe me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se marrëdhënia e tij personale me Kurtin është e shkëlqyer, por problemi sipas tij qëndron në konceptet e ndryshme që ata kanë.
Rama më tej ka thënë se e ka të qartë që kryeministri i Kosovës nuk do një ballafaqim të drejtpërdrejtë.
“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk e ka dashur konfrontimin, ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat, por mendoj që Shqipëria nuk është noterë dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria quhet, trajtohet si vëlla i madh, gjë që unë se kam thënë kurrë sepse unë mendoj që janë dy shtete të ndryshme dhe autoritetet si shtet janë padiskutim të barabarta”, tha Rama.
“Nëse është kështu, detyrimi ynë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë për ne janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe, ne s’mund të jemi dakord për çdo gjë dhe pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët…si ishte për qytetarët?! Marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur, mund të firmoseshin po njësoj pa pasur nevojë të jepnim një shfaqje sikur gjërat nuk janë normal. Gjërat nuk janë normal, nuk ka asnjë normalitet, gjërat janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur më të keqen”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos